Sport

Jonathan Tah thotë se sjelljet e Rüdiger janë ‘të neveritshme’, por ai ia del në mënyrë perfekte të tensionojë kundërshtarët…

Mbrojtësi i Leverkusenit vlerëson kolegun e Realit, por pranon se ai ndonjëherë e tepron

11 Janar 2025, 12:30 Nga DOSJA

Jonathan Tah thotë se sjelljet e Rüdiger janë ‘të

GJERMANI - Ndërsa ende nuk e ka përcaktuar të ardhmen, për të cilën shumë besojnë se mund të përfundojë te Barcelona, mbrojtësi ndërkombëtar gjerman Jonathan Tah mbetet në qendër të vëmendjes. Dhe, këtë herë, fjalët e tij nuk ishin për hapin tjetër në karrierën e tij, por për shokun dhe mikun e tij, Antonio Rüdiger.

Lojtari i Bayer Leverkusenit është shok skuadre me qendërmbrojtësin e ‘pandershëm’ të Real Madridit dhe në këtë intervistë për 'Goal' ai pranon se ndonjëherë Rüdiger mund të jetë... i neveritshëm.

"Ka gjithmonë gjëra për të mësuar dhe unë i shikoj të tjerët shumë, për të kuptuar nëse ata po i bëjnë ato më mirë se unë. Kur shikoj Rüdiger dhe ngacmimet e tij, duhet ta admiroj, sepse ato janë vërtet të pakëndshme për kundërshtarët, tek të cilët ai ndikon.

E di se është e neveritshme për një sulmues të ketë gjithmonë ndjenjën se dikush po i merr frymë në qafë dhe i thotë gjëra në vesh. E di që është e neveritshme, por Toni e bën atë në mënyrë perfekte. Unë nuk e kopjoj atë që ai bën, e kuptoj që kështu merr atë që do, por unë mendoj se duhet të jem më shumë si ai”, përfundoi Jonathan Tah.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll