11 Janar 2025, 11:40
Nga r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Dy persona kanë përfunduar në spital, pas një konflikti në rrugën "Ndre Mjeda" në kryeqytet. Nga informacionet e sotme të policisë bëhet me dije se në pranga për ngjarjen është vënë 45-vjeçari i cili ka goditur me thikë 69-vjeçarin.
"D.M, 45 vjeç, pasi në rrugën “Ndre Mjeda” gjatë një konflikti për motive të dobëta më datë 09.01.2025, rreth orës 21:05, ka goditur me një mjet prerës shtetasin B.D, 69 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.", thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë në një denoncim të ardhur në Dosja.al, lidhur me rastin thuhet se ishte 69-vjeçari, i cili quhej Bashkim i cili ka lajmëruar policinë se 45-vjeçari ishte në gjendje të dehur dhe se po e ngacmonte.
Pas lajmërimit të tij, në denoncim thuhet se efektivët e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, dhe duke mos ushtruar të paktën edhe një kontroll fizik 45-vjeçarit të dehur, i kanë thënë Bashkimit se nuk mund t'i bëjnë asgjë personit tjetër përveçse ta këshillojnë.
Pasi është larguar policia, 45-vjeçari e ka goditur me thikë Bashkimin, i cili përfundoi në spital nën kujdes mjekësore. Ngjarja mund të ishte parandaluar dhe plagosja me thikë mund të ishte shmangur, për shkak se policia ishte njoftuar për rastin dhe nuk ka ndërmarrë asnjë veprim ndaj agresorit.
plagosje ne tirane policia e tiranes
Aktualitet
11 Janar 2025, 10:37
r.ll
fatjon elezaj
FIER- Emisioni investigativ "Piranjat" ka denoncuar më 27 shtator një rast ku tregohej vjedhja e mbetjeve të riciklueshme...
Aktualitet
11 Janar 2025, 10:29
r.ll
pamje nga arrestimi
TIRANË- Një person i dënuar për vrasje në Gjermani është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi...
Aktualitet
11 Janar 2025, 09:14
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt në Kosovë, nis zyrtari...
Aktualitet
11 Janar 2025, 08:54
r.ll
aksidenti
LEZHË- Një aksident rrugor ka ndodhur gjatë natës në në bulevardin “Gjergj Fishta” në Lezh&e...
Aktualitet
11 Janar 2025, 08:03
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Diaspora do të ketë peshën e saj në zgjedhjet e 11 majit, pasi për herë të parë emigra...
Aktualitet
11 Janar 2025, 07:15
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Një masë e ftohtë polare pritet të depërtojë gradualisht në vendin tonë duke sjell&eum...
Aktualitet
10 Janar 2025, 22:37
N.F
Gjirokastër
GJIROKASTËR- Shëtitorja kryesore në Gjirokastër është ndotur mbrëmjen e sotme nga një rrjedhje e g...
Aktualitet
10 Janar 2025, 22:25
r.ll
pamje nga kisha e ungjillezimit
TIRANË- Komuniteti Orthodoks në Tiranë ka kryer lutje mbrëmjen e sotme në Kishën e Ungj...
Aktualitet
10 Janar 2025, 22:18
E. D
sendet e sekuestruara
ITALI- Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi është kapur me kokainë. Arrest...
Aktualitet
10 Janar 2025, 22:15
N.F
Foto ilustruese
ITALI- Autoritetet italiane kanë arrestuar në flagrancë një 30-vjeçar shqiptar për trafik kokaine...