Aktualitet

Një masë e ftohtë polare do të depërtojë në vend, zbuloni parashikimin e motit për sot

Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të sjellin shtim të vranësirave duke gjeneruar reshje shiu në ultësirën perëndimore si edhe reshje dëbore në të gjithë zonën malore përgjatë kufirit Lindor.

11 Janar 2025, 07:15 Nga r.ll
Një masë e ftohtë polare do të depërtojë në
foto ilustruese

TIRANË- Një masë e ftohtë polare pritet të depërtojë gradualisht në vendin tonë duke sjellë rënie të temperaturave. Zonat veriore – verilindore do të dominohen nga vranësira dhe reshje dëbore, ndërsa alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të ketë pjesa tjetër e territorit.

Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të sjellin shtim të vranësirave duke gjeneruar reshje shiu në ultësirën perëndimore si edhe reshje dëbore në të gjithë zonën malore përgjatë kufirit Lindor.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në vlerat minimale edhe ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 0°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 17°C vlera maksimale e cila pritet në Jugperëndim të territorit.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

moti 11 janar 2025

Sondazh

Poll