Sport

Pështyu kundërshtarin... shënuesi më i mirë i Championship, pezullohet 6 ndeshje!

Golashënuesi më i mirë i Championship, Borja Sainz, është pezulluar me gjashtë ndeshje dhe është gjobitur me 14 mijë euro nga Federata Angleze e Futbollit. Ai pështyu në një mbrojtës kundërshtar gjatë Sunderland-Norwich më 21 dhjetor.

11 Janar 2025, 10:30 Nga DOSJA

Pështyu kundërshtarin... shënuesi më i mirë i

ANGLI - Norwich City do të luajë deri në mes të shkurtit pa golashënuesin e tij më të mirë, i cili ka shënuar 15 gola në Championship këtë sezon.

I dënuar nga një komision i pavarur i Federatës Angleze të Futbollit, Borja Sainz mori një pezullim prej gjashtë ndeshjesh të enjten dhe një gjobë prej 12.000 paund (14.300 euro). Më 21 dhjetor, ai pështyu në drejtim të mbrojtësit Chris Mepham në minutën e 74-të gjatë humbjes së ekipit të tij në Sunderland (1-2).

Sainz reagoi publikisht pas shpalljes së sanksionit të tij, duke publikuar një mesazh faljeje: “Të pështysh kundërshtarin nuk është realisht në natyrën time, por reagimi im në atë moment ishte i papranueshëm. Më vjen shumë keq për veprimet e mia dhe marr përgjegjësi për to”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll