Sport

Karim Benzema: “I thashë Vinicius se një ditë do ta fitojë Topin e Artë”...

Në një intervistë për gazetën spanjole Marca, Karim Benzema zbuloi komentet e bëra me Vinicius, gjatë vizitës së tij tek Real Madridi para finales së Superkupës kundër FC Barcelona të dielën (20:00). Ai gjithashtu iu kthye thashethemeve rreth fundit të karrierës së tij.

11 Janar 2025, 08:30 Nga DOSJA

Karim Benzema: “I thashë Vinicius se një ditë do ta

ARABIA SAUDITE - Teksa po luan sezonin e dytë në Arabinë Saudite ku mbron ngjyrat e Al-Ittihad, Karim Benzema ka folur edhe për gazetën spanjole Marca. “Topi i Artë” i France Football 2022 u rikthye fillimisht në thashethemet që lajmëronin fundin e karrierës së tij. 

“Nuk e di se fjalët e kujt janë këto. Kjo është marrëzi. Nuk i kam vënë vetes kufij për të thenë se pas 2, 3 apo 4 vitesh do të ndaloj së luajturi futboll. Ndihem mirë falë Zotit. Trupi im është mirë. Jam duke u përgatitur mirë dhe do të shohim se si ndihem çdo vit. Sulmuesi francez shprehu gjithashtu dëshirën e tij që një ditë të kthehet te Real Madridi pas aventurës së tij saudite.

Benzema, i cili mundi të vizitonte lojtarët e Real Madridit, që janë në Arabinë Saudite për të luajtur tani finalen e Superkupës së Spanjës kundër FC Barcelona (e diel, 20:00), më pas tregoi edhe për diskutim që ai pati me Vinicius, ish-shokun e tij të skuadrës. “I thashë Vinicius të mos shqetësohet, të mos harxhojë energjinë e tij, sepse është më i miri në botë dhe një ditë do të fitojë “Topin e Artë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll