Aktualitet

Ndotet nga gazi i lëngshëm shëtitorja kryesore në Gjirokastër, zjarrfikësit e pastrojnë me autobot, dyshohet se është shkaktuar nga motorët e automjeteve

Prania e gazit është në rrugën kryesore që përshkon lagjen “18 Shtatori” dhe ndotja e mjedisit fillimisht ka alarmuar banorët e zonës.

10 Janar 2025, 22:37 Nga N.F
Ndotet nga gazi i lëngshëm shëtitorja kryesore në
Gjirokastër

GJIROKASTËR- Shëtitorja kryesore në Gjirokastër është ndotur mbrëmjen e sotme nga një rrjedhje e gazit të lëngshëm. Prania e gazit është në rrugën kryesore që përshkon lagjen “18 Shtatori” dhe ndotja e mjedisit fillimisht ka alarmuar banorët e zonës.

Ndërkohë gazi i lëngshëm është konstatuar mbi sipërfaqen e asfaltit, në zonën e shëtitores përreth stadiumit të qytetit. Për të evituar çdo problematikë si shkak i pranisë së gazit është bllokuar lëvizja e automjeteve në këtë pjesë të rrugës. Zjarrfikësit me ujë me presion nga autobotët kanë pastruar mbetjet e gazit nga shëtitorja e cila dyshohet se është shkaktuar nga motorët e automjeteve që e përdorin si karburant.

shetitotja ne gjirokaster

Sondazh

Poll