Aktualitet

Merrte porosi në WhatsApp, kapet në flagrancë shqiptari në Itali, po i shiste drogë një 50-vjeçari

Karabinierët po kontrollonin zonën e Colonnella, në Rimini kur vunë re një makinë të vogël duke bërë lëvizje të dyshimta pranë një pallati.

10 Janar 2025, 22:15 Nga N.F
Merrte porosi në WhatsApp, kapet në flagrancë shqiptari në
Foto ilustruese

ITALI- Autoritetet italiane kanë arrestuar në flagrancë një 30-vjeçar shqiptar për trafik kokaine.  Karabinierët po kontrollonin zonën e Colonnella, në Rimini kur vunë re një makinë të vogël duke bërë lëvizje të dyshimta pranë një pallati. Nga veprimet e dyshimta u bë e mundur edhe pikasja trafikut të lëndëve narkotike.

Shoferi i dorëzoi një pako një personi që kishte hipur në mjet dhe në këmbim mori një kartëmonedhë 50 euro. Të dy u ndaluan menjëherë. Blerësi, një 50-vjeçar nga Rimini, kishte me vete një mbështjellës kokaine të blerë së fundmi. 30-vjeçari shqiptar, banues në provincën e Veronës, por me banim të përkohshëm në San Marino, kishte fshehur tetë doza të së njëjtës substancë në pjesët e tij intime. 

Oficerët sekuestruan edhe 700 euro para të gatshme dhe një peshore precize. Nga hetimet rezultoi se i arrestuari dërgonte drogë në shtëpi me porosi të marra përmes WhatsApp. Nga kontrolli i banesës së tij në San Marino u zbulua material paketimi dhe 3000 euro të tjera cash. Shqiptari është vënë në dispozicion të organeve të drejtësisë dhe do të gjykohet menjëherë.

arrestohet shqiptari ne itali droge

Sondazh

Poll