Sport

Virgil van Dijk me Liverpool deri në vitin 2028!!

Van Dijk “u transferua” te Liverpool në vitin 2018, duke bërë gjithsej 296 paraqitje me 25 gola dhe 13 asistime.

10 Janar 2025, 22:41 Nga DOSJA
Virgil van Dijk me Liverpool deri në vitin 2028!!

ANGLI - Virgil van Dijk është gati të zgjasë edhe një herë kontratën me Liverpool-in dhe të “lidhë” të ardhmen e tij me drejtuesit e kësaj skuadre deri në vitin 2028-të, duke qenë kshu pjesë e Premier League.

33-vjeçari i kombëtares holandeze dhe kapiteni i “të kuqve” pranoi ofertën e dorëzuar nga skuadra angleze pak para Krishtlindjeve dhe siç raportojnë mediat britanike, ai pritet të nënshkruajë kontratën e re në ditët në vijim.

Van Dijk “u transferua” te Liverpool në vitin 2018, duke bërë gjithsej 296 paraqitje me 25 gola dhe 13 asistime.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll