Aktualitet

Gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit Anastas Janullatos pas operacionit, spitali grek: 48 orët e ardhshme konsiderohen kritike

Kryepeshkopi ndodhet në spitalin grek që prej të premtes së kaluar, kur u transferua në Athinë nga Tirana me një avion të Forcave Ajrore.

10 Janar 2025, 18:18 Nga E. D
Gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit Anastas Janullatos pas
Anastas Janullatos

ATHINË- Spitali “Evangelismos” ka reaguar për ecurinë e shëndetit të Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos. Në njoftim thuhet se Kryepeshkopi, Anastas Janullatos, iu nënshtrua një operacioni urgjent në sistemin gastrointestinal. Gjithashtu në njoftim thuhet se 48 orët e ardhshme pas operacionit  konsiderohen kritike për Kryepeshkopin. 

“Fortlumturia e tij Kryepeshkopi i Shqipërisë Z. Anastasios iu nënshtrua një operacioni urgjent për të trajtuar një episod hemorragjik dhe u transferua sërish i intubuar në ICU. 48 orët e ardhshme konsiderohen kritike”, thuhet në njoftim. 

Kryepeshkopi ndodhet në spitalin grek që prej të premtes së kaluar, kur u transferua në Athinë nga Tirana me një avion të Forcave Ajrore. Prej datës 30 dhjetor ai ishte i shtruar në një klinikë në Tiranë, ndërsa diagnoza fillestare ishte një virus sezonal.

Megjithatë, duke pasur parasysh shëndetin dhe moshën e tij, virusi u shndërrua në një infeksion dhe ai gjithashtu pati hemorragji. Më pas, u pa e nevojshme transferimi i tij në Athinë, ku ka qenë i shtruar gjatë periudhës së Covid-it dhe mjekët e Evangjelismos, të drejtuar nga profesoresha Anastasia Kotanidou, e dinë shumë mirë historinë e tij mjekësore.

Gjendja e tij shëndetësore u stabilizua pas transferimit në Athinë ditët e para, por më pas u përkeqësua. Orët e fundit, gjendja e Janullatos konsiderohet kritike.

anastas janullatos

Sondazh

Poll