Aktualitet

Iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, del nga salla e operacionit kryepeshkopi Anastas Janullatos

Kryepeshkopi ka pasur gjakderdhje gastrike, të cilën mjekët u përpoqën ta trajtojnë. 96-vjeçar kishte shfaqur një përkeqësim të shpejtë të shëndetit të tij dhe orët e fundit ishte intubuar dhe transferuar në Repartin e Kujdesit Intensiv. 

10 Janar 2025, 17:37 Nga N.F

Iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, del nga salla e

ATHINË- Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos ka dalë nga salla e operacionit pasditen e sotme. Kryepeshkpi iu nënshtrua një operacioni në sistemin gastrointestinal. Operacioni përfundoi pak para orës 18:30 të pasdites dhe tani kryepeshkoi do të qëndrojë në Repartin e Mjekimit Intensiv. 

Kryepeshkopi ka pasur gjakderdhje gastrike, të cilën mjekët u përpoqën ta trajtojnë. 96-vjeçar kishte shfaqur një përkeqësim të shpejtë të shëndetit të tij dhe orët e fundit ishte intubuar dhe transferuar në Repartin e Kujdesit Intensiv. 

Kryepeshkopi ndodhet në spitalin grek që prej të premtes së kaluar, kur u transferua në Athinë nga Tirana me një avion të Forcave Ajrore. Prej datës 30 dhjetor ai ishte i shtruar në një klinikë në Tiranë, ndërsa diagnoza fillestare ishte një virus sezonal.

Megjithatë, duke pasur parasysh shëndetin dhe moshën e tij, virusi u shndërrua në një infeksion dhe ai gjithashtu pati hemorragji. Më pas, u pa e nevojshme transferimi i tij në Athinë, ku ka qenë i shtruar gjatë periudhës së Covid-it dhe mjekët e Evangjelismos, të drejtuar nga profesoresha Anastasia Kotanidou, e dinë shumë mirë historinë e tij mjekësore.

Gjendja e tij shëndetësore u stabilizua pas transferimit në Athinë ditët e para, por më pas u përkeqësua. Orët e fundit, gjendja e Janullatos konsiderohet kritike.

anastas janullatos

Sondazh

Poll