Sport

ZYRTARE/ Alban Bushi, trajneri i ekipit U-21, rinovon kontratën me FSHF-në deri në 2026!

Federata Shqiptare e Futbollit ka rinovuar kontratën me trajnerin e ekipit përfaqësues U-21, Alban Bushi. Marrëveshja e re do të jetë e vlefshme deri në fund të vitit 2026.

10 Janar 2025, 10:50 Nga DOSJA

ZYRTARE/ Alban Bushi, trajneri i ekipit U-21, rinovon kontratën me

TIRANE - Alban Bushi, i cili drejton ekikpin përfaqësues U-21 që prej vitit 2016, ka udhëhequr ekipin në disa edicione kualifikuese për Kampionatet Europiane.

Ai dhe stafi i tij do të vijojnë përgatitjet për ndeshjet e ardhshme kualifikuese, me qëllim arritjen e rezultateve sa më pozitive.

Ekipi U-21 vazhdon të shërbejë si një hapësirë e rëndësishme për zhvillimin e talenteve të rinj dhe për përgatitjen e tyre për ekipin e parë Kombëtar.

Rinovimi i kontratës me trajnerin Alban Bushi synon të sigurojë vazhdimësinë e këtij procesi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll