Bota

Amerika sjell në Kosovë mbi 100 ushtarë nga regjimenti i aviacionit, 1 vit stërvitje dhe operacione në terren

4 Janar 2020, 07:02 Nga DOSJA
Amerika sjell në Kosovë mbi 100 ushtarë nga regjimenti i

KOSOVË– Më shumë se 100 anëtarë të Gardës Kombëtare të Kolorados do të duhet t’ju thonë ‘mirupafshim’ familjarëve të tyre pasi do të vendosen me mision në Kosovë.

Ushtarët nga Regjimenti i 135-të i Aviacionit u nderuan në një ceremoni lamtumire të enjten pasdite në bazën e Forcave Ajrore Buckley në Aurora. Ushtarët do ta kalojnë vitin e ardhshëm në Kosovë duke kryer sulme ajrore, evakuim të viktimave dhe mbështetje luftarake së bashku me forcat e NATO-s.

Ata gjithashtu do të ndihmojnë autoritetet lokale gjatë sezonit të ardhshëm të zjarrit në atë pjesë të Evropës. Mund të duket si një vend paqësor, por drejtuesit e Gardës Kombëtare të Kolorados ua kujtojnë ushtarëve që Ballkani është një vend “i nxehtë”.

“Ka pasur një luftë shumë të keqe atje dhe ka ende shumë mina. Njerëzit lëndohen. Njerëzit sëmuren. Kështu që ne do të bëjmë operacione masive 24-7 për sa kohë do të jemi atje. Ne jemi atje në interes të sigurisë sonë kombëtare. Do të kthehemi më të gatshëm nga ç’kemi qenë ndonjëherë. Dhe do të kthehemi shëndoshë e mirë,”- i tha trupave të tij Lt. Koloneli Kenneth Walsh.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni forcat ushtarake ne kosove kosove forcat ushtarake ne kosove kosove

Sondazh

Poll