Aktualitet

FOTO/ I arrestuar disa herë më parë, kush është i dashuri i 21-vjeçares që ngriti RENEA-n në këmbë në Astir

Në vitin 2017, Sadikaj bashkë me 4 djem të tjerë është arrestuar në Kavajë për tentativën e transportimit të 1.3 tonë kanabis drejt Italisë.

10 Janar 2025, 11:03 Nga I.A
FOTO/ I arrestuar disa herë më parë, kush është i
Joni Sadikaj

TIRANË- Dosja.al ka mundur të zbulojë detaje të reja nga ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Astir. Nga ngjarja në kërkim janë shpallur 4 djem që kanë qenë në apartamentin ku dhe është dhënë alarmi për një rrëmbim nga një vajzë 21-vjeçare.  

E reja në gjendje të rënduar psikologjike ngriti alarmin dhe më pas refuzonte që të hapte derën. Ndërkohë që mësohet se të 4 djemtë ishin me tre goca në apartament, mes tyre dhe Sajma Qordja. Mes të pranishmëve që kanë qënë në apartament është dhe i dashuri i saj, i identifikuar si Joni Sadikaj. 

Ndërkohë që bëhet me dije se Sadikaj nuk është person i panjohur për autoritetet policore. Në vitin 2017, Sadikaj bashkë me 4 djem të tjerë është arrestuar në Kavajë për tentativën e transportimit të 1.3 tonë kanabis drejt Italisë. Ndërkohë që në vitin 2022 ai është vënë në pranga për armëmbajtje pa leje.

joni sadikaj sajma qordja

Sondazh

Poll