Aktualitet

Vrau Ramazan Matajn pasi i publikoi video intime të motrës së, gjykata e Shkodrës lë në burg Arjon Hasajn dhe vëllanë e tij

Mësohet se Gjykata ka lenë në fuqi vendimin për arrest me burg për dy vëllezërit, që akuzohen se kanë bashkëpunuar për të vrarë 33-vjeçarin Mataj. 

10 Janar 2025, 11:11 Nga I.A
Vrau Ramazan Matajn pasi i publikoi video intime të motrës së,
Ramazan Mataj

SHKODËR- Gjykata e Shkodrës ka marrë vendimin për autorin e vrasjes së Ramazan Matajt, Arjon Hasajn dhe vëllanë e tij Klisman Hasaj. Mësohet se Gjykata ka lenë në fuqi vendimin për arrest me burg për dy vëllezërit, që akuzohen se kanë bashkëpunuar për të vrarë 33-vjeçarin Mataj. 

 Hasaj, në dëshminë e dhënë ka pretenduar se Ramazan Mataj i ka prishur dy martesa motrës së tij, si edhe i ka shpërndarë video të tyre intime tek bashkëshorti i dytë, si edhe në fshat. I arrestuar si bashkëpunëtor i ngjarjes së rëndë është edhe i vëllai Klisman Hasaj, i cili dyshohet se siguroi kushteve për të kryer vrasjen dhe fshehjen e armës së krimit, akuza të cilat 20-vjeçari i ka mohuar.

Ngjarja që tronditi Shkodrën ndodhi mëngjesin e 5 janarit, ku trupi i viktimës u gjet në makinë nga banorë të lagjes. Nga dëshmia e autorëve, 33-vjeçarit i ishtë ngritur kurth me anë të një profili të rremë të një vajze. Mataj u nxorr në prit, ku u qëllua me 9 plumba brenda makinës së tij. Ndërkohë kamert e sigurisë kanë kapur momentin ku autorët ikën nga vendi i ngjarjes me biçikletë, ndërsa armën e kishin groposur afër banesës së tyre. Konflikti i tyre kishte nisur prej vitesh. Dyshohet se motra e autorëve ka qenë në lidhje jashtëmartesore me viktimën. Sipas dëshmisë së autorëve, Ramazan Mataj kishte ndikuar në prishjen e dy martesave të motrës, duke publikuar video intime.

ramazan mataj arjon hasaj klisman hasaj

Sondazh

Poll