Politike

Protesta e opozitës/ "Konflikti i vetëm politik Rama-Veliaj!" Teliti: Ky vit do të mbyllet me largimin e qeverisjes së korruptuar

Teliti ka thënë para qytetarëve të mbledhur, se ky vit u nis me protestë por do të mbyllet me largimin e qeverisjes së korruptuar.

10 Janar 2025, 11:52 Nga ZH.LL
Protesta e opozitës/ "Konflikti i vetëm politik
Teliti

TIRANË- Këshilltari demokrat në Bashkinë e Tiranës, Dorjan Teliti, ka marrë pjesë sot në protestën e opozitës përpara Bashkisë së Tiranës. Teliti ka thënë para qytetarëve të mbledhur, se ky vit u nis me protestë por do të mbyllet me largimin e qeverisjes së korruptuar.

“E nisëm vitin e ri me protestë, por shumë shpejt do e mbyllim atë me largimin e Erion Veliajt, Edi Ramës dhe të gjthë uzurpatorëve të korruptuar të këtij shteti,” tha Teliti.

Ai komentoi edhe momentet e tensionit para protestës, kur policia nuk bllokoi rrugën për protestuesit.

Teliti iu drejtua mediave, teksa komentoi momentet e tensionit në nisje të protestës. Ai tha se policia bllokoi rrugët për qytetarët dhe ky është një skenar i njohur për ta i organizuar sipas tij, nga kreu i Bashkisë Tiranë. Gjatë fjalës së tij, Teliti është shprehur se konfliti tyre i vetëm është politik dhe ka të bëjë me treshen Rama-Veliaj-Balluku.

“Në konflikt civil me motrat dhe vëllezërit tanë nuk do na çoni kurrë. U bëj thirrje medieve që të rikthejnë filmimet, makina e parë ishte e Bashkisë së Tiranës, që është treguesi numër 1 se ky është një skenar nga ai që për të 41-tën herë i ka vendosur zinxhirin Bashkisë së Tiranës. Por ne nuk tërhiqemi se jemi me të drejtën.

Ta harrojnë se ne konfliktohemi me qytetarët. Një konflikt kemi ne, që është konflikti politik me treshen Rama-Veliaj-Balluku. Ne do bëjmë çmos dhe nuk tërhiqemi deri në largimin e tyre,” tha Teliti.

dorjan teliti protesta e opozites

Sondazh

Poll