Aktualitet

Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, katër persona të plagosur nga aksidenti në Dibër

Të plagosurit janë transportuar në spital ku dhe po marrin ndihmë mjekësore.

9 Janar 2025, 18:53 Nga E. D
Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, katër persona të
foto ilustruese

DIBËR- Katër persona, mes tyre edhe shoferi kanë mbetur të plagosur, nga aksidenti në Dibër. Aksidenti ndodhi ditën e sotme në vendin e quajtur "Pergjegje”, në fshatin Kastriot. Të plagosurit janë transportuar në spital ku dhe po marrin ndihmë mjekësore.

Njoftimi i Policisë:

Sot me datë 09.01.2025, në vendin e quajtur "Pergjegje", në fshatin Kastriot, shtetasi L.Gj,  dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit të tij dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i automjetit dhe tre pasagjer, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital. 

aksidenti ne diber

Sondazh

Poll