Aksident në aksin Lezhë-Milot, makina përplas për vdekje këmbësorin, e merr zvarrë për disa metra
foto ilustruese LEZHË- Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot në afërsi të kryqë...
Aktori shprehet se posti si drejtor i Teatrit Kombëtar ishte dhe arsyeja që ndryshoi dhe qëndrimin e Altin Bashës për shembjen e teatrit.
TIRANË- Aktori i humorit Julian Deda ka reaguar pas shkarkimit të Altin Bashës si drejtor i Teatrit Kombëtar pas investigimit të emisionit "Piranjat". Përmes një videoje të postuar në Instagram, Deda shkruan se tashmë pas shkarkimit duhet të nisë dhe hetimi ndaj Bashës. Aktori shprehet se posti si drejtor i Teatrit Kombëtar ishte dhe arsyeja që ndryshoi dhe qëndrimin e Altin Bashës për shembjen e teatrit.
"Vjen një ditë dhe të kthehet mbrapsht çdo gjë që ti ke pretenduar të bësh dhe çdo gjë që ti ke bërë në kurriz të tjerëve. Nga viti 2008 e mbrapa, dikush për arsye të tij, shumica e aktorëve kanë ikur nga Portokallia sepse nuk janë marrë vesh me zotërinë. Dhe ja ku jemi sot pasi dikush e bleu dhe i premtoi diçka këtij zotërisë këtu, doli pro shembjes së teatrit. Më vonë, ne morëm pse ky doli pro shembjes së teatrit. Sepse ai u bë drejtor i Teatrit Kombëtar. Dhe atje vazhdoi me abuzimet, siç ka abuzuar dhe në TVSH, por ato do dalin më vonë, me njëfarë shfaqje Fustanella. Ka abuzuar me fondet e teatrit. Pra me pak fjalë një hajdutëri e madhe e cila sot konkretizohet me shkarkimin e tij dhe bashkë me të dhe bashkëshortja e tij. Une shpresoj që drejtësia mos ta leje me kaq. Për sa kohë është shkarkuar për abuzim me fonde, do të thotë që kemi të bëjmë me vjedhje. Dikush ta hetojë dhe ta cojë punën deri në fund.", shprehet aktori ndër të tjera në videon e postuar.
View this post on Instagram
Aktorja Delinda Disha, gjithashtu reagoi më herët në një video të filmuar jashtë teatrit dhe me fotografinë e çiftit Basha në duar të grisur, ku shprehej se Teatri Kombëtar u lirua dhe se sot ka rilindur sërish.
Ndërkohë sot menjëherë pas shkarkimit të Bashës, me vendimin e Këshillit të Ministrave, është komanduar drejtori i ri. Postin e drejtorit të Teatrit Kombëtar e ka marrë përkohësisht Indrit Çobani. Shkarkimi i Bashës erdhi pas investigimit të emisionit "Piranja", ku nxorrën zbuluar skandalin me abuzimin e fondeve të Teatrit Kombëtar.
Në investigimin e Piranjave faktohet se Altin Basha si drejtor i Teatrit Kombëtar dhe bashkëshortja e tij, Iliriana Basha, kanë abuzuar me fondet që ka ky institucion. "Piranjat" faktuan se Altin Basha si drejtor i Teatrit Kombëtar dhe bashkëshortja e tij, Iliriana Basha, kanë abuzuar me fondet që ka ky institucion. Ndërkaq në një përballje me "Piranjat" Altin Basha nuk dha thuajse asnjë përgjigje, duke kërkuar takim zyrtar tek Teatri Kombëtar. Ndërsa bashkëshortja e tij Iliriana Basha nuk pranoi të ketë përfituar nga fondet e kostumeve për shfaqjen "Vojçek".
foto ilustruese LEZHË- Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot në afërsi të kryqë...
foto ilustruese DIBËR- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur ditën e sotme në Kastriot të Dibrës. Mësohet se ...
delinda disha TIRANË- Aktorja Delinda Disha ka reaguar pas shkarkimit të Altin Bashës nga posti si drejtori i Teatrit Kombëtar. Në...
pamje nga vendngjarja TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja që alarmoi policinë e Tiranës në zonën...
foto ilustruese ITALI- Dhoma e ulët e parlamentit italian ka miratuar zbatimin e marrëveshjes për sigurimet shoqërore ndërmjet Rep...
foto ilustruese KRUJË- Dy vëllezër janë arrestuar nga policia e Krujës, pasi njëri prej tyre ka vjedhur me armë nj&...
Altin Basha dhe Indrit Çobani TIRANË- Drejtori i Teatrit Kombëtar Altin Basha është shkarkuar ditën e sotme nga detyra...
Nuredin Dumani TIRANË- Seanca e Nuredin Dumani vijon me dyer të mbyllura në Gjykatën e Posaçme në procesin gjyqë...
sajma qordja TIRANË- Një denoncim i një vajze se është dhunuar dhe marrë peng nga disa persona ka ngritur në këmb&...
foto nga pallati ne astir TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e sotme në Astir, në lidhje me denoncimin e b&eum...