Aktualitet

“Lokali frekuentohej nga politikanë e ministra”/ Gjyqi për “Plumbin e Artë”, Nuredin Dumani rrëfen si u bë mik me Festim dhe Petrit Qolin

Dumani ka rrëfyer disa episode kriminale që janë renditur në dosjen e SPAK, si dhe ka vijuar përplasja mes tij dhe të pandehurve apo avokatëve në proces.

9 Janar 2025, 15:28 Nga DOSJA
“Lokali frekuentohej nga politikanë e ministra”/ Gjyqi për
Nuredin Dumani

TIRANË- Seanca e Nuredin Dumani vijon me dyer të mbyllura në Gjykatën e Posaçme në procesin gjyqësor “Plumbi i Artë”. Mësohet se Dumani ka rrëfyer disa episode kriminale që janë renditur në dosjen e SPAK, si dhe ka vijuar përplasja mes tij dhe të pandehurve apo avokatëve në proces.

Gjithashtu Dumani ka deklaruar se me Festim dhe Petrit Qolin është bërë mik në vitin 2013 e në vazhdim, pasi ata paguan avokatin dhe ndërhynë në sistemin e drejtësisë për ta nxjerrë nga burgu me një raport mjekësor si i sëmurë. Po ashtu, gjatë seancës bëhet e ditur se Dumani ka deklaruar se lokali i Qolëve frekuentohej nga politikanë e ministra, por pa përmendur emra.

Ndërsa nga ana tjetër, Gentjan Sharra ka kundërshtuar një dëshmi të Dumanit, teksa ky i fundit e implikoi në një ngjarje kriminale, pasi në deklarimet fillestare para prokurorëve nuk e kishte përmendur. Ndërkohë, Petrit Qoli që seancën e kaluar tha se po mbahet në burg me pa të drejtë, duke lënë jashtë një grua që e dashuron. Në seancën e kësaj të enjte, ai tha se do të lutet për dy prokurorët e SPAK të cilët i konsideron si anëtarë të familjes.

nuredin dumani

Sondazh

Poll