Aktualitet

Shkarkimi i Altin Bashës pas investigimit të Piranjave/ Aktorja Delinda Disha: Sot Teatri Kombëtar ka rilindur! Më në fund çifti i hajdutëve u shporr

Në një video të filmuar jashtë teatrit dhe me fotografinë e çiftit Basha në duar të grisur ajo shprehet se Teatri Kombëtar u lirua dhe se sot ka rilindur sërish. 

9 Janar 2025, 17:06 Nga r.ll
Shkarkimi i Altin Bashës pas investigimit të Piranjave/ Aktorja
delinda disha

TIRANË- Aktorja Delinda Disha ka reaguar pas shkarkimit të Altin Bashës nga posti si drejtori i Teatrit Kombëtar. Në një video të filmuar jashtë teatrit dhe me fotografinë e çiftit Basha në duar të grisur ajo shprehet se Teatri Kombëtar u lirua dhe se sot ka rilindur sërish. 

"Sot Teatri Kombëtar ka rilindur, po ashtu edhe të gjithë artistët kanë rilindur. Më në fund ky çift hajdutësh u shporr. Suksese të gjithë artistëve.", thotë aktorja në videon e mëposhtme. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Delinda Disha (@delinda_disha)

Ndërkohë sot menjëherë pas shkarkimit të Bashës, me vendimin e Këshillit të Ministrave, është komanduar drejtori i ri. Postin e drejtorit të Teatrit Kombëtar e ka marrë përkohësisht Indrit Çobani. Shkarkimi i Bashës erdhi pas investigimit të emisionit "Piranja", ku nxorrën zbuluar skandalin me abuzimin e fondeve të Teatrit Kombëtar. 

Në investigimin e Piranjave faktohet se Altin Basha si drejtor i Teatrit Kombëtar dhe bashkëshortja e tij, Iliriana Basha, kanë abuzuar me fondet që ka ky institucion. "Piranjat" faktuan se Altin Basha si drejtor i Teatrit Kombëtar dhe bashkëshortja e tij, Iliriana Basha, kanë abuzuar me fondet që ka ky institucion. Ndërkaq në një përballje me "Piranjat" Altin Basha nuk dha thuajse asnjë përgjigje, duke kërkuar takim zyrtar tek Teatri Kombëtar. Ndërsa bashkëshortja e tij Iliriana Basha nuk pranoi të ketë përfituar nga fondet e kostumeve për shfaqjen "Vojçek".

shkarkimi i altin bashes delinda disha teatrikombetar

Sondazh

Poll