Aktualitet

Operacioni i RENEA-s në Astir, policia jep detaje: Vajza ndodhet nën asistencë mjekësore, nuk janë konstatuar shenja dhune! Ja çfarë u gjet në banesë

Policia bën me dije se nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja të dukshme fizike. Nga kontrolli në banesë janë gjetur  2 armë zjarri pistoletë.

9 Janar 2025, 15:14 Nga N.F
Operacioni i RENEA-s në Astir, policia jep detaje: Vajza ndodhet nën
foto nga pallati ne astir

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e sotme në Astir, në lidhje me denoncimin e bërë nga një vajzë se është dhunuar nga disa persona. Policia për mes një njoftimi zyrtar bën me dije se rreth orës 14:10 u bë e mundur hapja e derës së banesës.

Policia në njoftim thekson se vajza ndodhet nën asistencën e stafit mjekësor. Policia bën me dije se nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja të dukshme fizike. Nga kontrolli në banesë janë gjetur  2 armë zjarri pistoletë. Gjithashtu bëhet me dije se brenda në banese nuk janë gjetur persona në momentin e kontrollit.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Tiranë/Informacion shtesë. Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, ju informojnë se: Rreth orës 14:10, u bë hapja e derës së banesës nga Forcat “Renea”, nuk pati probleme. Shtetasja S.Q, ndodhet nën asistencën e stafit mjekësor. Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja të dukshme fizike.

Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve të ngutshme hetimore dhe kontrollit të apartamenteve të tjera në pallatin në fjalë, në një banesë tjetër janë gjetur 2 armë zjarri pistoletë. Brenda kësaj banese nuk janë gjetur persona në momentin e kontrollit. Grupi hetimor po kryen veprimet përkatëse me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e poseduesit të armëve.

policia operacioni i renea-s në astir

Sondazh

Poll