Sport

Magani: “Tirana e 2025-s do të jetë një ekip tjetër!”

Gugash Magani ka folur për mediat në një konferencë për shtyp në prag të klasikes kundër Vllaznisë, që do të luhet nesër në orën 17:00 në “Loro Boriçi”.

9 Janar 2025, 16:51 Nga DOSJA
Magani: “Tirana e 2025-s do të jetë një ekip

TIRANE - Trajneri i Tiranës, Gugash Magani ka folur për mediat në një konferencë për shtyp në prag të klasikes kundër Vllaznisë, që do të luhet nesër në orën 17:00 në “Loro Boriçi”. Tekniku i bardhebluve konfirmon zhbllokimin e merkatos dhe deklaron se Tirana është e detyruar që të fitojë në Shkodër.

“Dy lojtarë janë federuar me Tiranën, do jenë pjesë e stolit. Klasikja e Shqipërisë cilësohet si derbi, e rëndësishme është që ne jemi shumë të karikuar sepse nuk kemi alternativë tjetër, kemi bërë shumë gabime rrugës dhe do të jemi të kujdesshëm, do të futemi për të marrë gjithçka, maksimumin e pikëve. Tirana e 2025-ës padyshim do të jetë shumë e ndryshme”, ka thënë mes të tjerash Magani.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll