Politike

Argita Malltezi paraqitet në SPAK: Jam thirrur në lidhje me çështjen 193 të vitit 2024

Malltezi u paraqit e vetme në SPAK rreth orës 09:00 dhe pas komunikimit me gazetarët u fut brenda ambienteve të Prokurorisë së Posaçme.

9 Janar 2025, 09:01 Nga M.B
Argita Malltezi paraqitet në SPAK: Jam thirrur në lidhje me
Argita Malltezi

TIRANA- Vajza e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, Argita Malltezi, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme. Malltezi u paraqit e vetme në SPAK rreth orës 09:00 dhe pas komunikimit me gazetarët u fut brenda ambienteve të Prokurorisë së Posaçme.

“Jam thirrur në lidhje me çështjen 193 të vitit 2024, pasi të jap dëshminë time do të jap një deklaratë të plotë për ju”,  tha për gazetarët Argita Malltezi.

Kjo çështje ka lidhje me kallzimin e bërë në SPAK, më 19 tetor nga ish-kryetarja e GJKKO, Irena Gjoka, njëherazi edhe gjyqtarja që caktoi masat e sigurisë “arrest në shtëpi” për kreun e PD-së Sali Berisha dhe “arrest në burg” për dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.

Gjoka ka kërkuar nga SPAK që të hetojnë deklaratat e Argita Berishës e cila e akuzon gjyqtaren se është filmuar duke i kërkuar 500 mijë euro një ish-eksponenti të PS. Gjyqtarja kërkoi hetime të thelluara nga SPAK për këto akuza publike që Malltezi ka bërë ndaj saj.

argita malltezi

Sondazh

Poll