Sport

VIDEO / Më në fund flet gazetarja, e përfolur për romancën me Messin!

Martinez mbuloi aktivitetin e ekipit kombëtar në Kupën e Botës në Katar dhe ishte afër Messit dhe shokëve të tij pothuajse çdo ditë.

8 Janar 2025, 21:34 Nga DOSJA
VIDEO / Më në fund flet gazetarja, e përfolur për

ARGJENTINE - Lionel Messi, në vitin 2022, bëri realitet ëndrrën e tij, duke e çuar Argjentinën drejt fitimit të Kupës së Botës dhe në të njëjtën kohë duke u mbyllur gojën atyre që e akuzuan se nuk ishte lider i Albilestes.

Megjithatë, ai nuk mundi të shmangë lajmin e pakëndshëm që doli pas një interviste që i dha Sofia Martinez, gazetares së TV Publica . Mediat folën për lidhjen e tyre, bazuar në mënyrën se si ylli i Inter Miami e shikonte gazetaren e re. Martinez mbuloi aktivitetin e ekipit kombëtar në Kupën e Botës në Katar dhe ishte afër Messit dhe shokëve të tij pothuajse çdo ditë. Por kjo ndezi thashethemet për një romancë mes tyre, pavarësisht se argjentinasi është martuar me Antonella Roccuzzo prej shtatë vitesh.

“Shumë herë kur ju rritet popullariteti, sjell gjëra që nuk janë aq të mira dhe familja ime vuan shumë. Këtë vit njerëzit u lodhën duke folur gjithnjë e më shumë për ‘çfarë nuk shkon me mënyrën se si më shikon Messi’, gjë që më bëri të ndihem qesharake”, tha gazetarja në një intervistë për kanalin Telefe dhe vazhdoi në të njëjtën mënyrë:

@sebastianechavar81 0:05 / 2:46 ¿Messi llega al próximo Mundial? Sofía Martínez dio una predicción acerca del futuro del 10#mirthalegrand ♬ sonido original  - ANONYMO+

“Gjinia ime me sa duket është ajo që i shtyn përdoruesit e mediave sociale të jenë kaq të angazhuar me mua. Nëse do të ishte një gazetar mashkull, askush nuk do të ishte i interesuar”. 37-vjeçari Messi dhe bashkëshortja e tij Antonella nuk i kanë komentuar thashethemet dhe vështirë se do të bëjnë ndonjë deklaratë edhe pas rrëfimit të Martinezit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 8 Janar 2025, 18:15

ZYRTARE/ West Ham shkarkon Lopetegui

ANGLI - West Ham United ka marrë vendimin të heqë dorë nga Julen Lopetegui, si trajner për shkak të rezultat...