Sport

Skuadra kosovare “përzë” lojtarin e kombëtares kuqezi!

Ish-futbollistit të Kombëtares Shqiptare, Ergys Kaçe, te skuadra e Gjilanit në Superligën e Kosovës.

8 Janar 2025, 21:17 Nga DOSJA
Skuadra kosovare “përzë” lojtarin e kombëtares

KOSOVE - Përfundon para kohe përvoja e ish-futbollistit të Kombëtares Shqiptare, Ergys Kaçe, te skuadra e Gjilanit në Superligën e Kosovës. Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale, klubi i Gjilanit zyrtarizon divorcin e palëve me mirëkuptim.

“Sport Club Gjilani njofton se ka mbyllur me mirëkuptim bashkëpunimin me futbollistin Ergys Kaçe. Me marrëveshje të dyanshme palët kanë rënë dakord të përfundojnë atë që kishin nisur në këtë edicion. Klubi falënderon futbollistin për kontributin e dhënë me fanellën ‘kuqebardhë’ dhe gjithashtu i uron shumë suksese në karrierën e tij sportive.”

Kujtojmë që Ergys Kaçe gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe me Partizanin në Superiore, por pa lënë shenjë  te ‘demat’.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sport Club Gjilani (@scgjilani)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 8 Janar 2025, 18:15

ZYRTARE/ West Ham shkarkon Lopetegui

ANGLI - West Ham United ka marrë vendimin të heqë dorë nga Julen Lopetegui, si trajner për shkak të rezultat...