Politike

Zëvendës Sekretari amerikan i Shtetit mbërrin në Tiranë, Verma: I ngazëllyer për të punuar për forcimin e demokracisë dhe sigurisë

Verma përmes një postimi në 'X' ka njoftuar mbërritjen në Tiranë ndërsa shkruan se sapo ka zbritur në Shqipërinë e bukur. Ai thekson se është i ngazëllyer për të punuar për forcimin e demokracisë dhe sigurisë.

8 Janar 2025, 16:44 Nga N.F
Zëvendës Sekretari amerikan i Shtetit mbërrin në
Verma

TIRANËZëvendës Sekretari amerikan i Shtetit për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma sapo ka mbërritur në Shqipëri. Verma përmes një postimi në 'X' ka njoftuar mbërritjen në Tiranë ndërsa shkruan se sapo ka zbritur në Shqipërinë e bukur. Ai thekson se është i ngazëllyer për të punuar për forcimin e demokracisë dhe sigurisë.

“Sapo zbrita në Shqipërinë e bukur! I ngazëllyer për të filluar vizitën time dhe për të punuar me partnerët tanë për forcimin e demokracisë, sigurisë dhe mbështetjen e atyre në nevojë”, shkruan Verma.

Zyrtari i lartë amerikan pas Shqipërisë do të udhëtojë edhe drejt Kosovës dhe Serbisë.  Verma gjatë vizitës në Kosovë do të diskutojë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, forcimin e qeverisjes dhe sundimit të ligjit, dhe nxitjen e rritjes ekonomike dhe sigurisë energjetike për të mirën e të gjithë kosovarëve. Ai gjithashtu do të falënderojë Qeverinë e Kosovës për mbështetjen e fuqishme të Ukrainës dhe për ndihmën e saj për afganët në nevojë.


Zëvendës Sekretari do të vizitojë edhe Serbinë ndërsa gjatë vizitës së tij do të theksojë partneritetin strategjik në rritje SHBA-Serbi për energjinë dhe çështje të tjera ekonomike. Ai do të ofrojë mbështetje për integrimin e Serbisë në institucionet evropiane, normalizimin e marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën, forcimin e sundimit të ligjit dhe bashkëpunimin më të ngushtë dypalësh për çështjet ushtarake dhe të sigurisë.

richard r. verma

Sondazh

Poll