Politike

A ka shanse për tu zgjedhur deputet edhe duke qenë në burg? Meta: Padiskutim dhe kjo do të jetë një nga arritjet e...

Meta në intervistën e tij nga burgu u shpreh se sondazhet asnjëherë nuk janë treguar “bujare” dhe optimiste për Partinë e Lirisë apo ish-LSI-në. 

8 Janar 2025, 16:30 Nga r.ll
A ka shanse për tu zgjedhur deputet edhe duke qenë në burg? Meta:
ilir meta

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në intervistën e tij nga burgu u shpreh se sondazhet asnjëherë nuk janë treguar “bujare” dhe optimiste për Partinë e Lirisë apo ish-LSI-në. 

I pyetur nga gazetari i Syri Tv, Artan Cena nëse beson se do të zgjidhet deputet edhe duke qenë në burg, Meta u shpreh se kjo ishte e padiskutueshme dhe se sipas tij, kjo do ishte një nga arritjet e tij më të mëdha personale.

PJESA E TRETË E INTERVISTËS SË PLOTË

Por sondazhet nuk janë kaq optimiste z.Meta për Partinë e Lirisë dhe opozitën?

Po kur kanë qenë ndonjëherë sondazhet “bujare” dhe optimiste për Partinë e Lirisë apo ish-LSI? Kur sondazhet i kanë dhënë LSI më shumë se 2% apo 3%? Se qenkan sondazhet kaq keq ndaj mbahet në burg Ilir Meta dhe rrëmbehet në mënyrë kriminale? Po çfarë i gjetën këta në 30 vite hetime Ilir Metës dhe 300 letër porosi anembanë botës?

I gjetën ndonjë numër llogarie të fshehur apo të padeklaruar?
I gjetën ndonjë pronë të fshehur apo të padeklaruar?
I gjetën ndonjë video duke luajtur në kazino?
I gjetën ndonjë shkresë zyrtare apo vendim në kundërshtim me ligjin e interesin publik?
I gjetën pushime luksoze të padeklaruara?

A nuk e çuan këta tre herë Ilir Metën në Komisionin e Venecias që të justifikonin shkarkimin dhe të treja herët u diskredituan si mos më keq? A nuk shpikën këta që ditën e parë pasi unë mora drejtimin e Partisë së Lirisë “Dosjen I.M”?
Po të ishin kaq të fortë pse do detyroheshin të mbanin arrest shtëpie liderin e Partisë Demokratike, z.Berisha për 333 ditë?
Akoma më tepër të merrnin tani edhe këtë masën e turpshme të detyrim paraqitjes kur hetimet kanë mbaruar?
Apo të vidhnin vulën e PD për dy vite?

Pra ju besoni se do zgjidheni deputet edhe duke qenë në burg?

Padiskutim dhe kjo do të jetë një nga arritjet e mia më të mëdha personale por në interesin e publikut të gjerë sepse e gjithë kjo poshtërsi e projektuar prej dy dekadash nuk ka të bëjë thjesht me Ilir Metën, por me shndërrimin e Shqipërisë në tokën e askujt. Dhe për këtë duhen zhdukur nga skena politike, politikanë patriot dhe të pashantazhueshëm nga askush.
Ata duan të zhdukin çdo ndjenjë kombëtare e patriotike. Atyre u intereson vetëm territori ynë dhe pasuritë e vendit tonë por aspak populi ynë e sidomos rinia e jonë. Ata nuk duan të ketë më politikanë me bindje, por papagaj e kukulla.

Analistë të ndryshëm thonë se partitë e reja opozitare pro-SPAK mund të përfitojnë terren ndaj PD dhe PL që janë kritike ndaj SPAK-ut dhe për këtë ata i referohen edhe sondazheve që e nxjerrin SPAK me 70% pëlqyeshmëri. A ju shqetëson kjo?

Aspak sepse të pretendosh të jesh në opozitë e të mos i kërkosh llogari SPAK-ut që jo vetëm akoma se ka arrestuar apo marrë të pandehur Edi Ramën për aferat skandaloze që mbajnë firmën e tij por as guxon ta marrë në pyetje apo t’i përmendë emrin nuk të voton as bufi dhe jo më qytetari më i painformuar.

Po kështu ata qytetarë që e duan SPAK-un votojnë direkt për Edi Ramën pasi ai e ka thënë vetë që është krijuesi i vetëm i SPAK-ut.

Dhe këtu çuditërisht nuk ka gënjyer sepse themelimi i SPAK-ut nisi atë ditë kur ai zgjodhi Prokurorin e Përgjithshëm me 69 vota nga 84 që e ka Kushtetuta.

Ndërsa ky sondazhi për SPAK-un më kujton sondazhin e Edi Ramës se 70% e shqiptarëve ishin pro “Ballkanit të Hapur” që po i falimentonte.

ilir meta

Sondazh

Poll