Aktualitet

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ GJKKO nis pas një viti pezullim gjykimin në mungesë për Altin Hajrin

SPAK lexoi kërkesën për gjykim për Hajrin ku akuzohet për rrëmbim mbajtën peng me pasojë vdekjen.

8 Janar 2025, 14:47 Nga M.B
Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ GJKKO nis pas një viti
Jan Prenga dhe Altin Hajri

TIRANA- Gjykata e Posaçme ka nisur gjykimi në mungesë për Altin Hajrin pas një viti pezullim. Gjykimi ndaj Hajrit, pronarit të ‘Golden Resort’ nisi lidhur me përfshirjen e tij në rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës në vitin 2020. SPAK lexoi kërkesën për gjykim për Hajrin ku akuzohet për rrëmbim mbajtën peng me pasojë vdekjen.

Altin Hajri ndodhet në arrati, ndërkohë që përfaqësohej me avokatin Arbër Hoxha i cili ka prentenduar se klienti i tij është i pafajshëm, dhe dhe nuk ka marrë pjesë as në rrëmbim dhe as ne zhdukjen e trupit të Prengës. Nga ana tjetër mësohet se gjykata pranoi që pjesë e procesit të bëhet edhe dëshmitarë që kanë lidhje të afërt me Altin Hajrit i cili ka edhe një masë tjetër sigurie për dosjen ish-deputetit socialist Jurgis Cyrbja.

Jan Prenga u rrëmbye në Kamëz në 17 janar 2020 me porosi të Rexhepit. Prej 4 vitesh trupi i tij nuk është gjetur ende. Kjo ndodhi pasi vëllai i Prengës kishte vjedhur një sasi kokaine në Britaninë e Madhe që i përkiste Rexhepit. Dritan Rexhepi është dënuar me 25 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda në 1999. Ai ishte në listën e më të kërkuarve nga drejtësia shqiptare. Rexhepi u arrestua në vitin 2014 me 240 kg kokainë në Ekuador e vazhdonte drejtonte nga qelia operacionet e drogës.

altin hajri jan prenga

Sondazh

Poll