Aktualitet

“I ka prishur dy martesa motrës"/ Vrau Ramazan Matajn, zbardhet dëshmia e Arjon Hasajt: I shpërndau videon intime

Arjon Hasaj para efektivëve të policisë ka pranuar vrasjen duke thënë se shkaku për të ishte, një histori që viktima ka pasur me motrën e tij 6 vite më parë.

8 Janar 2025, 12:53 Nga I.A
“I ka prishur dy martesa motrës"/  Vrau Ramazan Matajn,
Ramazan Mataj

SHKODËR- Autori i vrasjes së Ramazan Matajt, Arjon Hasaj ka rrëfyer në polici arsyen që ai kreu ekzekutimin me armë. Arjon Hasaj para efektivëve të policisë ka pranuar vrasjen duke thënë se shkaku për të ishte, një histori që viktima ka pasur me motrën e tij 6 vite më parë. Ai ka theksuar se Mataj i ka prishur dy martesa motrës së tij, duke shtuar se ka shpërndarë dhe pamje intime që kishte me motrën.

“Unë jam personi që e kam vrarë shtetasin Ramazan Mataj. Prej 6 vitesh ai kishte një lidhje me motrën tonë. Ramazani është personi që i ka prishur dy martesa motrës në 6 vitet e fundit. Ai këtë histori ia ka treguar shumë personave në fshat dhe më gjërë ndërsa është personi që divorcoi dy herë motrën tonë.

Madje ka shpërndarë edhe disa video tek ish burri i dytë dhe tek njerëz të tjerë në fshat në momente intime me motrën. Unë hapa një llogari false në instagram me emrin e një vajze dhe lashë një takim me Ramazan Mataj. Ai erdhi dhe aty e qëllova me armë zjarri. Më pas armën e fsheha disa metra më tutje nga vendi ku e vrava. Pas vrasjes jam larguar me biçikletë drejt banesës. Armën e kam patur në shtëpi prej disa kohësh. Motra ka disa kohë që nuk jeton në banesën tonë, jetonte në Shkodër," tha Hasaj.

Ndërkohë që vëllai i autorit Klisman Hasaj, ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen dhe ka shtuar se nuk ka pasur dijeni fare. 

“Nuk kam patur asnjë dijeni për vrasjen që do kryente vëllai dhe nuk kam lidhje me atë ngjarje”, mësohet të ketë deklaruar Klisman Hasaj.

Ramazan Mataj u ekzekutua më 4 janar 2025, në zonën e Dragoçit, ku u qëllua me breshëri plumbash brenda makinës së tij. Mëngjesin e 5 janarit u raportua se një prej fqinjëve ka dëgjuar të shtënat mbrëmë, por për shkak se pranë vendngjarjes ndodhet një lokal dasmash, ka menduar se bëhet fjalë për të shtëna nga dasmorët. Atë mëngjes, rastësisht banorët e zonës konstatuan viktimën brenda automjetit. Autori i vrasjes së Ramazan Matajt, Arjon Hasaj ka kryer krimin për shkak të një historie që viktima ka pasur me motrën e tij 6 vite më parë. Sipas autorit, Mataj i ka prishur dy martesa motrës së tij dhe i ka shpërndarë pamje intime që kishte me të.

ramazan mataj arjon hasaj

Sondazh

Poll