Aktualitet

VIDEO/ Policia e Vlorës arreston 2 persona, njëri për vjedhje me dhunë, ndërsa tjetri për armëmbajtje pa leje

Ndërkohë, një 42-vjeçar është vënë në pranga për armëmbajtje pa leje.

8 Janar 2025, 12:21 Nga ZH.LL
VIDEO/ Policia e Vlorës arreston 2 persona, njëri për vjedhje me
policia

VLORË- Dy persona janë arrestuar në Vlorë gjatë orëve të fundit, për vepra të ndryshme penale. Sipas bluve, bëhet me dije se një 17-vjeçar është arrestuar pasi i kishte vjedhur me dhunë çantën e një gruaje me origjinë filipinase. Pas arrestimit, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale çantën, me një celular, dokumente identifikimi dhe disa karta banke.

Ndërkohë, një 42-vjeçar është vënë në pranga për armëmbajtje pa leje. Ky person ishte shpallur në kërkim, pasi i ishte caktuar masa e sigurisë "Arrest me burg", për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Njoftimi i policisë:

DVP Vlorë/Vijojnë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në qarkun Vlorë.

✅ I vodhi me dhunë një shtetaseje të huaj, çantën ku mbante para dhe sende personale, ndalohet 17-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së kallëzimit nga një shtetase filipinase, se një shtetas i kishte vjedhur me dhunë, në rrugë, çantën me një shumë parash dhe sende personale, nisën punën për identifikimin e autorit dhe kapjen e tij.

Nga veprimet e shpejta hetimore, analizimi i kamerave të sigurisë dhe informacionet e siguruara në rrugë operative, u bë i mundur identifikimi dhe ndalimi i shtetasit O. S., 17 vjeç, banues në Vlorë.

Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale çantën, me një celular, dokumente identifikimi dhe disa karta banke.

✅ I akuzuar për armëmbajtje pa leje, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari.

Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Vlorë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë bënë të mundur kapjen e shtetasit A. L., 42 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin e datës 21.04.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për të dyja rastet, për veprime të mëtejshme.

vlore 2 arrestime vepra te ndryshme penale

Sondazh

Poll