Aktualitet

Mbyllet zyra paralele tatimore e Serbisë në Mitrovicën e Veriut, sekuestrohen dokumente, nuk ka të arrestuar

Lajmi është konfirmuar nga zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani. Elshani ka njoftuar se personat që kanë qenë aty janë larguar dhe se nuk ka arrestime.

8 Janar 2025, 11:22 Nga ZH.LL
Mbyllet zyra paralele tatimore e Serbisë në Mitrovicën e Veriut,
njesia speciale

KOSOVË- Autoritetet e Kosovës kanë mbyllur një objekt në Mitrovicën e Veriut ku dyshohet se kanë funksionuar strukturat paralele të Serbisë. Objekti funksiononte si zyrë tatimore e Serbisë, e cila vepronte ilegalisht. 

Lajmi është konfirmuar nga zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani. Elshani ka njoftuar se personat që kanë qenë aty janë larguar dhe se nuk ka arrestime. Më tej, ai bën me dije se rasti hapet dhe hetohet si falsifikim i dokumenteve, teksa thotë se ndërtesa do të qëndrojë e mbyllur deri në verifikim të plotë të fakteve.

“Rreth orës 9 kemi hy në këtë ndërtesë, e cila sipas informacioneve tona, ka funksionuar si zyre tatimore (si degë e Ministrisë së Financave të Serbisë). Në këtë vend kemi hasur në prova që e vërtetojnë dyshimin tonë dhe pas konsultimit me Prokuror, njerëzit që janë has aty janë largu nga ai vend dhe ajo ndërtesë është mbyllë deri në verifikim të plotë të fakteve. Rasti hapet dhe hetohet si falsifikim i dokumenteve, ndërsa nuk ka persona të arrestuar”, tha Elshani.

mitrovice e veriut mbyllet objekti ne veri kosove

Sondazh

Poll