Politike

Zgjedhjet e 9 shkurtit/ KQZ sot miraton fletëvotimin, nesër nis votimi jashtë Kosovës

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka njoftuar se pasi KQZ do të mblidhet sot ku do ta miratojë edhe fletën e votimit për zgjedhjet e 9 shkurtit. 

8 Janar 2025, 08:39 Nga ZH.LL
Zgjedhjet e 9 shkurtit/ KQZ sot miraton fletëvotimin, nesër nis votimi
votimi

KOSOVË- Procesi i votimit për votuesit e regjistruar jashtë Kosovës do të nisë ditën e nesërme, më 9 janar. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka njoftuar se KQZ do të mblidhet sot ku do ta miratojë edhe fletën e votimit për zgjedhjet e 9 shkurtit. 

Elezi tha se ky komision do të shqyrtojë dhe miratojë dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimit për këto zgjedhje.

“Mund t’iu konfirmoj se pas tërheqjes së shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim, më 8 janar, KQZ do të shqyrtojë dhe miratojë dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimit për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025. Pasi KQZ të miratojë fletëvotimin e zgjedhjeve, më 9 janar do të fillojë procesi i votimit jashtë Kosovës për votuesit e regjistruar për të votuar përmes postës. Gjithashtu, miratimi i fletëvotimit mund t’iu shërbejë edhe subjekteve politike gjatë fushatës zgjedhore, e cila fillon zyrtarisht më 11 janar”, ka deklaruar Elezi. 

kosove kqz

Sondazh

Poll