Aktualitet

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Reshjet e shiut pritet të jenë të herëpasherëshme me intensitet të ulët deri mesatar, kryesisht në veriperëndim e jug, ndërsa pjesa tjetër e territorit parashikohet të ketë reshje shiu me intensitet të ulët e shtrëngata afatshkurtra lokale në mënyrë të izoluar.

8 Janar 2025, 07:15 Nga M.B
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot
Foto ilustruese

TIRANA- Ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme me mot të vranët në të gjithë territorin.

Reshjet e shiut pritet të jenë të herëpasherëshme me intensitet të ulët deri mesatar, kryesisht në veriperëndim e jug, ndërsa pjesa tjetër e territorit parashikohet të ketë reshje shiu me intensitet të ulët e shtrëngata afatshkurtra lokale në mënyrë të izoluar.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 2-7m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të arrijë shpejtësi deri 16m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 5 deri 13°C,

në zonat e ulëta 6 deri 18°C,

në zonat bregdetare 10 deri 18°C.

moti

Sondazh

Poll