Aktualitet

U sulmua brutalisht dy ditë më parë nga 4 persona në Tiranë, publikohet FOTOJA e 48-vjeçarit Adriatik Roshi

Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar dy persona dhe janë shpallur në kërkim katër të tjerë. Dy të ndaluarit janë 24-vjeçari, Gani Koçeku dhe 31-vjeçari, Ledio Tusha ndërsa në kërkim janë shpallur Luçiano (Tur), Gëzim, Ronald dhe Dino (Abedin) Koçeku.

7 Janar 2025, 22:22 Nga N.F
U sulmua brutalisht dy ditë më parë nga 4 persona në
Adriatik Roshi

TIRANË- Personi në foto është 48-vjeçari, Adriatik Roshi i cili u sulmua barbarisht dy ditë më parë nga 4 persona në një berberhanë në kryeqytet. Ngjarja ndodhi më 5 janar në rrugën “29 Nëntori”.  Nga pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë, persona me kapuçë dhe të armatosur me armë, sëpatë dhe shkopinjë hyjnë me vrap në berberhane.

Sapo hynë brenda ata nisin të kërkojnë shënjestrën e tyre të cilin më pas e tërheqin dhe nisin ta godasin të gjithë njëkohëshisht. Dy persona të tjerë kanë qëndruar jashtë berberhanës ndërsa kanë qenë roje për të monitoruar situatën në rast se dikush ndërhynë.

 

Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar dy persona dhe janë shpallur në kërkim katër të tjerë. Dy të ndaluarit janë 24-vjeçari, Gani Koçeku dhe 31-vjeçari, Ledio Tusha ndërsa në kërkim janë shpallur Luçiano (Tur), Gëzim, Ronald dhe Dino (Abedin) Koçeku. Autorët dyshohet se sulmuan Roshin për motive të dobëta, duke e goditur me sende të forta.

 

Policia ka sekuestruar gjatë operacionit, një armë zjarri pistoletë me leje, e gjetur në banesën e Ledio Tushës, një armë gjahu, e zbuluar në banesën e Dino Koçekut, dy automjete të përdorura gjatë ngjarjes si dhe veshjet që dyshohet se janë përdorur nga autorët gjatë sulmit, të cilat u gjetën në një nga automjetet. Adriatik Roshi, i cili u sulmua në berberhanë, ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve në spital. Hetimet për ngjarjen vazhdojnë, ndërsa materialet e çështjes i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

Kjo ngjarje dyshohet se ka lidhje me sherrin në Palasë më 24 gusht të 2024-ës, ku Luçiano Koçeku i njohur ndyshe si Tur Koçeku u sulmua dhe u plagos rëndë në një lokal nate. Ndaj dhe rrahja e Roshit mund të jetë si shenjë hakmarrje për ngjarjen e gushtit në jug të Shqipërisë, megjithatë ende nuk faktohet nëse Adriatik Roshi ka qenë pjesë e sherrit në Palasë.

adriatik roshi

Sondazh

Poll