Aktualitet

Aksident në aksin rrugor Peshkëpi-Vlorë, raportohet për dy të plagosur

Një 31-vjeçar me iniciale H.R ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

7 Janar 2025, 20:41 Nga E. D
Aksident në aksin rrugor Peshkëpi-Vlorë, raportohet për dy
foto ilustruese

PESHKËPI- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Peshkëpi-Vlorë. Mësohet se një 31-vjeçar me iniciale H.R ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja. Të plagosurit ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 19:20, në aksin rrugor Peshkëpi-Vlorë, shtetasi i huaj me nënshtetësi kineze, H. R., 31 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja, shtetasja e huaj K. Zh., 61 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

aksident ne aksin rrugor peshkepi-voore

Sondazh

Poll