Aktualitet

Gripi i shpendëve bën kërdinë në Vlorë, drejtori i Shërbimit Veterinar gjen kohë të tallet me Trump: Zero dollarë i harxhuar për takimin!

Drejtori mesa duket ka gjetur kohë për tu tallur me Trump ndërsa gripi i shpendëve ka pushtuar Vlorën ndërsa ka sjellë edhe shumë ngordhje të lejlekëve në Plazhin e Vjetër në Vlorë. Kjo situatë ka shqetësuar banorët dhe peshkatarët të cilët në gjatë bregdetit gjejnë shpendë të ngodhur.

7 Janar 2025, 21:04 Nga N.F
Gripi i shpendëve bën kërdinë në Vlorë, drejtori i
Adi Kojdheli

VLORË- Drejtori i Shërbimit Veterinar në Vlorë, Adi Kojdheli ka publikuar së fundmi një foto një llogarinë e tij në "Facebook". Kojdheli ka ndarë një "kujtim" të publikuar para katër vitesh në Facebook ku duket ai së bashku me Donald Trump në një imazh të montuar teksa presidenti i sapozgjedhur i jep drejtorit një çmim. 

Ndërkohë drejtori ditën e sotme ka gjetur kohë për të ripublikuar këtë fotomontazh në të cilin shkruhet "Hajt po ta pranoj edhe pse je në ikje". Në ripostimin e sotëm ai tallet teksa shkruan se në këtë takim nuk është harxhuar asnjë lekë.

"Zero $ i harxhuar për takimin", shkruhet në ripositm. Drejtori mesa duket ka gjetur kohë për tu tallur me Trump ndërsa gripi i shpendëve ka pushtuar Vlorën ndërsa ka sjellë edhe shumë ngordhje të lejlekëve në Plazhin e Vjetër në Vlorë. Kjo situatë ka shqetësuar banorët dhe peshkatarët të cilët në gjatë bregdetit gjejnë shpendë të ngodhur.

Edhe në një situatë të tillë problematike drejtori gjen kohë për të bërë llogaritë se sa para u harxhuan ose jo për takimin imagjinar ndërsa institucioni që ai drejton nuk ka marrë masa për të parandaluar përhapjen e gripit të shpendëve. Ose ai nuk i ka udhëhequr si duhet ata të marrin masat e duhura.

Nga ana tjetër ky ripostim i Kojdhelit është pak jashtë linjës pasi Trump nuk është në largim por është duke u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë për një mandat të dytë pas fitores së zgjedhjeve të nëntorit të vitit 2024. Tani lind pyetja se cili nga ata të dy është në ikje? Gjithashtu një tjetër pyetje që lind është nëse këto postime janë porosi nga partia apo drejtori bën gallatë sepse nuk ka punë?

Gripi i shpendëve bën kërdinë në Vlorë, drejtori i

 

adi kojdheli gripi i shpendeve

Sondazh

Poll