Aktualitet

Gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit Anastas Janullatos, mediat greke: Ndodhet në kushtet e terapisë intensive

Kryepeshkopi u transportua me një fluturim të Forcave Ajrore nga Tirana në Athinë pasditen e së premtes.

7 Janar 2025, 18:53 Nga E. D
Gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit Anastas Janullatos, mediat greke:
Kreypeshkopi Anastas Janullatos

GREQI- Gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas Janullatos, i cili ndodhet për të pestën ditë i shtruar në spitalin “Evangelismos”, vazhdon të jetë kritike. Siç raportohet nga CNN Greece Kryepeshkopi tashmë ndodhet në repartin e spitalit, por në kushte të terapisë intensive. 

Kryepeshkopi u transportua me një fluturim të Forcave Ajrore nga Tirana në Athinë pasditen e së premtes (3/1). Ai u shtrua fillimisht me një virus sezonal më 30 dhjetor në një spital të Tiranës, por shëndeti i tij u përkeqësua dhe u gjykua e nevojshme transferimi i tij në një spital të Athinës.

kryepeshkopi anastas janullatos

Sondazh

Poll