Bota

Vizita e Trump Jr në ishull, reagon kryeministrja e Danimarkës: Groenlanda nuk është në shitje, është e groenlandezëve

Në dhjetor, Trump tha se donte që Shtetet e Bashkuara të kontrollonin Grenlandën. Gjatë mandatit të tij të parë, ai tha se po mendonte të blinte Grenlandën dhe anuloi një vizitë shtetërore në Danimarkë pasi zyrtarët danezë thanë se rajoni autonom nuk ishte në shitje.

7 Janar 2025, 20:32 Nga N.F
Vizita e Trump Jr në ishull, reagon kryeministrja e Danimarkës:
Mette Frederiksen

DANIMARKË- Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen ka reaguar ditën e sotme pas vizitës së Donald Trump Jr. në Groenlandë. Frederiksen në reagimin e saj ka shkruar se Groenlanda u u përket groenlandezëve.

"Siç tha kryeministri (i Greenlandës) Mute Egende, Groenlanda nuk është në shitje," tha Frederiksen duke folur për TV2, duke vënë në dukje në të njëjtën kohë se SHBA është aleati i tyre më i afërt".

Në dhjetor, Trump tha se donte që Shtetet e Bashkuara të kontrollonin Grenlandën. Gjatë mandatit të tij të parë, ai tha se po mendonte të blinte Grenlandën dhe anuloi një vizitë shtetërore në Danimarkë pasi zyrtarët danezë thanë se rajoni autonom nuk ishte në shitje. Në përgjigje të deklaratës së Trump, kryeministri i Grenlandës u përgjigj se vendi i tij nuk është në shitje dhe nuk do të jetë kurrë.

mette frederiksen trump jr groenlande

Sondazh

Poll