Bota

Trump Jr udhëton në Groenlandë pas deklaratave të babai të tij për blerjen e ishullit nga SHBA: Jemi këtu si turistë!

Vizita e tij vjen dy javë pasi babai i tij, Donald Trump përsëriti se SHBA duhet të marrë kontrollin e territorit vetëqeverisës danez.

7 Janar 2025, 19:16 Nga N.F
Trump Jr udhëton në Groenlandë pas deklaratave të babai
Vizita

GROENLANDË- Donald Trump Jr mbërriti në Groenlandë për një vizitë personale, për të cilën ai tha se kishte për qëllim të bisedonte me banorët dhe jo të krijonte kontakte me zyrtarë qeveritarë. Trump Jr shtoi se ata janë atje si turistë dhe se udhëtimi i tij në Groenlandë ishte planifikuar që pranverën e kaluar por për shkak se nuk kishte kohë të lirë tani ka arritur të udhëtojë drejt saj.

"Ne jemi këtu vetëm si turistë," u tha Trump Jr gazetarëve teksa hynte në aeroportin në kryeqytetin e Groenlandës.

Vizita e tij vjen dy javë pasi babai i tij, Donald Trump përsëriti se SHBA duhet të marrë kontrollin e territorit vetëqeverisës danez. Me një popullsi prej vetëm 57,000 banorësh, Groenlanda gëzon autonomi të gjerë, megjithëse ekonomia e saj varet shumë nga grantet nga Kopenhaga dhe mbetet pjesë e mbretërisë së Danimarkës.

Vizita e Trump Jr. nuk kaloi pa u vënë re nga kryeministrja daneze Mette Frederiksen, e cila përsëriti se Groenlanda u përket groenlandezëve dhe se çdo vendim për të ardhmen e saj varet vetëm nga ata. Deklaratat e Trump për tregun e Groenlandës ka shkaktuar reagime edhe në skenën politike daneze. Një ligjvënës i opozitës e përshkroi qëndrimin e Trump ndaj aleatëve të Amerikës si "mosrespekt". Pas mbërritjes së djalit të tij në Groenlandë, presidenti i zgjedhur Trump tha në platformën e tij “Truth Social” se pritja ka qenë e mrekullueshme.

donald trump trump jr groenlande

Sondazh

Poll

Bota 7 Janar 2025, 18:08 E. D

Sekretari Blinken viziton Japoninë

Antony Blinken JAPONI- Vendimi i Presidentit Joe Biden për të bllokuar blerjen e kompanisë amerikane të çelikut ‘US Steel&...