Bota

Sulm me thikë në një autobus në Londër, humb jetën në vendngjarje 14-vjeçari, policia nis hetimet

Lajmi e konfirmoi policia Metropolitane. Në një deklaratë të policisë thuhet se një hetim ka nisur pas goditjes me thikë fatale të një adoleshenti në një autobus pasditen e sotme.

7 Janar 2025, 18:22 Nga N.F
Sulm me thikë në një autobus në Londër, humb jetën
Foto ilustruese

LONDËR- Një djalë 14-vjeçar ka humbur jetën pasditen e së martës pasi u godit me thikë në një autobus në Woolwich, në juglindje të Londrës. Lajmi e konfirmoi policia Metropolitane. Në një deklaratë të policisë thuhet se një hetim ka nisur pas goditjes me thikë fatale të një adoleshenti në një autobus pasditen e sotme.

Më tej bëhet me dije se policia u thirr në orën 14:28 të së martës pas raportimeve për një goditje me thikë në një autobus në Woolwich, SE18. 14-vjeçari mori ndihmën e parë në vendngjarje por nga plagët e marra ai nuk arriti të mbijetonte.

"Incidenti ndodhi në një autobus të Route 472 në Woolwich Church Road pranë kryqëzimit me Rrugën Rrethore Jugore A205," tha policia. 

sulm me thike ne londer

Sondazh

Poll

Bota 7 Janar 2025, 18:08 E. D

Sekretari Blinken viziton Japoninë

Antony Blinken JAPONI- Vendimi i Presidentit Joe Biden për të bllokuar blerjen e kompanisë amerikane të çelikut ‘US Steel&...