Bota

Marrëveshja 1.5 miliardë euro e Italisë me Musk/ "Kemi nevojë për transparencë," Renzi: Një miliardë e gjysmë nuk janë të motrës Giorgia, janë të italianëve (VIDEO)

Ai shton se italianët kanë nevojë për transparencë dhe se duhet të bëhet debat publik si dhe të flasin ekspertët për investimet dhe marrëveshjet e reja.

7 Janar 2025, 20:09 Nga N.F
Marrëveshja 1.5 miliardë euro e Italisë me Musk/ "Kemi
Renzi

ITALI- Ish-kryeministri i Italisë, Matteo Renzi ka publikuar së fundmi një video në faqen e tij në TikTok ku flet në lidhje me investimet e qeverisë italiane. Renzi i ftuar në emisionin "L'Aria che Tira" flet në lidhje me miliardët e harxhuar nga qeveria italiane me firmosjen e marrëveshjes pesëvjeçare me kompaninë SpaceX të Elon Musk, me vlerë 1.5 miliardë euro, për të siguruar komunikime të sigurta për shtetin italian. Ai thekson se paratë janë të italianëve dhe nuk duhet tu jepen paratë publike miqve ashtu siç vepron kryeministria Georgia Meloni.

Ai shton se italianët kanë nevojë për transparencë dhe se duhet të bëhet debat publik si dhe të flasin ekspertët për investimet dhe marrëveshjet e reja. Renzi gjithashtu foli edhe për qendrën e emigrantëve në Shqipëri teksa tha se Meloni shkoi dhe takoi Ramën dhe i tha 800 milionë lekë. Sipas tij me parëtë e italianëve duhet të bëhet nje debat tranparent.

"Jeta në tokë do të varet nga ajo që ndodh në hapësirë. Le të marrim më të mirën, më të mirën e Musk, mund të diskutojmë. Mund të jetë Musk, sepse nuk është vetëm Musk, është Bezos, janë projektet publike të Evropës. Por nuk është se ju shkoni në darkë dhe vendosni t'i jepni gjysmë miliardi shokut që erdhi në Atreju.

Merrni një rrugë transparente, publike dhe thoni: Sipas mendimit tim, Musk është një gjeni, sepse Musk është objektivisht një gjeni dhe ka teknologjinë më të mirë. Lërini të gjithë ekspertët të thonë po ose jo. Ndoshta Musk ka një problem konflikti sepse ka edhe pozicione politike. Bëni një debat publik. Një miliard e gjysmë nuk janë të motrës Giorgia, miliardët janë të italianëve. Këtu jemi mësuar me një gjë, që kjo shkon në Shqipëri e sheh Edi Ramën dhe i jep 800 milionë për një qendër emigrantësh. Kjo do të thotë, nëse doni të shpenzoni paratë tuaja, bëjeni atë, demonstroni se si i shpenzoni ato. Dhe ato janë problemet e tij. Tani me paratë italianëve duhet ta bëni transparent debatin. Miqësitë e Geogias janë edhe më të pakta." tha Renzi.

meloni renzi musk

Sondazh

Poll

Bota 7 Janar 2025, 18:08 E. D

Sekretari Blinken viziton Japoninë

Antony Blinken JAPONI- Vendimi i Presidentit Joe Biden për të bllokuar blerjen e kompanisë amerikane të çelikut ‘US Steel&...