Bota

E rëndë në Itali/ Gruaja vret me thikë partnerin: Më sulmoi dhe unë u mbrojta! Nuk mundesha dot më

Çifti para ngjarjes kanë pasur debat të ashpër fizik, dhe sipas dëshmisë së autores së krimit, i shoqi e ka dhunuar atë dhe ajo është mbrojtur duke e sulmuar me thikë.

7 Janar 2025, 19:54 Nga E. D
E rëndë në Itali/ Gruaja vret me thikë partnerin: Më
foto ilustruese

ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Mësohet se një 33-vjeçare ka vrarë partnerin e saj 38 vjeç. Siç raportohet nga mediat vendase, çifti para ngjarjes kanë pasur debat të ashpër fizik, dhe sipas dëshmisë së autores së krimit, i shoqi e ka dhunuar atë dhe ajo është mbrojtur duke e sulmuar me thikë. Gjithashtu 33-vjeçarja më pas ka telefonuar urgjencën, por 38-vjeçari nuk ia ka dalë dhe ka ndërruar jetë.

“Ai më sulmoi dhe unë u mbrojta. Nuk mundesha dot më”- ka deklaruar 38-vjeçarja, Stella Boggio.

Sipas dëshmive të fqinjëve, debatet me partneren e tij kanë qenë të vazhdueshme dhe të ashpra kohët e fundit. Aq të shpeshta dhe të forta, me britma edhe në mes të natës, duke i shtyrë banorët e pallatit ku jetonin të lajmëronin administratorin.

policia italiane

Sondazh

Poll

Bota 7 Janar 2025, 18:08 E. D

Sekretari Blinken viziton Japoninë

Antony Blinken JAPONI- Vendimi i Presidentit Joe Biden për të bllokuar blerjen e kompanisë amerikane të çelikut ‘US Steel&...