Sport

Presidenti Toçi: “Lara ngre Flamurin shqiptar dhe ne duhet të ndihemi krenarë, por nuk mund ta mbajmë peng atë”...

Pas lajmeve në Itali për të "përvetësuar" Lara Colturin, presidenti i Federatës Shqiptare të Skive tregon të vërtetën

7 Janar 2025, 20:30 Nga DOSJA

Presidenti Toçi: “Lara ngre Flamurin shqiptar dhe ne duhet të

TIRANE - Ndoshta sporti i skive në vendin tonë është një luks, pasi skijimi në Shqipëri, shpesh herë konsiderohet si një aktivitet argëtues pushimesh, por Lara Colturi sot ka dy trofe prej nënkampione bote nën ngjyrat kuqezi, duke i krenarë shqiptarët dhe padyshim xhelozë italianët.

“Sot janë ditët më të bukura të skive shqiptare, ne konkurrojmë me disa federata që unë mund të jap shifra për të kuptuar dimensionin. Federata Austriake e Skive ka një buxhet prej 62 milionë eurosh, Federata Zvicerane e Skive ka një buxhet 70 milionë euro, Federate Italiane e Skive ka një buxhet 59 milionë euro, ndërsa Federate Shqiptare e Skive ka një buxhet prej 100 mijë eurosh...

Ne nuk mund ta mbajmë peng Larën, kjo duhet të jetë shumë e qartë. Nëse ajo vendos që të largohet nga Shqipëria, do të qëndrojë 1 ose 2 vjet pa bërë ski, që për një sportist është fundi i karrierës. Megjithatë, ne nuk jemi një Federatë që mund të marrim një përgjegjësi kaq të madhe për të djegur një talent botëror”,- thotë Elvis Toçi, presidenti i Federatës Shqiptare të Skive.

Lajmi i një rikthimi të mundshëm të Larës me Italinë doli në një media prestigjioze, si Eurosporti sapo Lara u rendit e dyta në botë në etapën e Grasnja Gorës në Slloveni të shtunën. Dhe si për çudi, po nga kjo media, lajmi u hoq dhe një ditë më pas u publikua përgënjeshtrimi nga nëna dhe trajnerja e Larës, Daniela Ceccarelli.

Gjithçka ndizet për një plan më afatgjatë, Olimpiada Dimërore që zhvillohet në janarin e ardhshëm në Cortina të Italisë, ku me sa duket fqinjët e duan Larën nën ngjyrat axurre?

“Lara e ka marrë këtë vendim, natyrisht paratë janë shumë të rëndësishme, nuk e di se çfarë do të ndodhë pas Olimpiadës dhe me famën që do të marrë Lara, por është vendimi i Larës dhe i prindërve të saj se ku ajo do ta zhvillojnë karrierën”,- shprehet presidenti i Federatës së Skive, Elvis Toçi.

Dhe në mes të këtij debati, të gjithë pyesin nëse Lara do të quhet shqiptare apo italiane?

“Lara ngre Flamurin shqiptar dhe ne duhet të ndihemi shumë krenarë, që një njeri, qoftë jo i lindur këtu, bën më shumë seç mund të bëjnë disa të lindur dhe të rritur këtu në Shqipëri dhe që i thonë vetes shqiptar”,- shton ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll