Sport

RISIA/ Adidas bashkon forcat me skuadrën e Mercedesit dhe hyn në Formula 1...

Duke u bërë furnizuesi i ekipit të Mercedesit nga ky sezon dhe për “disa vite”, marka gjermane po hyn në F1 për herë të parë në historinë e saj.

7 Janar 2025, 17:08 Nga DOSJA

RISIA/ Adidas bashkon forcat me skuadrën e Mercedesit dhe hyn në

GJERMANI - Që nga rikthimi i norvegjezit Björn Gulden në krye të saj, Adidas po e nis vitin 2025 me një kthesë historike. Prodhuesi gjerman i pajisjeve sportive bashkon forcat me ekipin Mercedes-AMG Petronas dhe hyn në botën e Formula 1.

Ky partneritet "shumëvjeçar" , në fuqi nga sezoni 2025, parashikon hartimin dhe prodhimin e një linje të plotë (veshje, këpucë dhe aksesorë) për të gjithë ekipin, duke përfshirë shoferët, mekanikët dhe inxhinierët. Gama e parë do të zbulohet në shkurt dhe do të tregtohet për publikun e gjerë.

“Planifikohen gjithashtu disa botime të kufizuara gjatë gjithë vitit,”- shton prodhuesi i pajisjeve sportive, i cili kërkon të përfitojë nga popullariteti i Formula 1 për të arritur konsumatorë të rinj.

Për skuadrën e Mercedesit, ende e veshur nga Puma dhe Tommy Hilfiger që sezonin e kaluar, ky partneritet mes markave gjermane përbën gjithashtu një ndryshim të madh, pas largimit të Lewis Hamilton te Ferrari.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll