Sport

Ish-mesfushori Paul Scholes kritikon Ratcliffe: "Kriza vazhdon, ndërsa biletat kushtojnë gjithnjë e më shumë: absurde!"

“Si mundet ne të justifikohemi moralisht dhe t'u kërkojmë tifozëve të Manchester United që të shpenzojnë më shumë, për një paraqitje kaq zhgënjyese”

7 Janar 2025, 16:08 Nga DOSJA

Ish-mesfushori Paul Scholes kritikon Ratcliffe: "Kriza vazhdon, ndërsa

ANGLI - Vazhdon të flitet për krizën e rezultateve të Manchester United dhe së fundmi një nga legjendat e klubit, Paul Scholes, deklaroi në lidhje me këtë:

"Grupi INEOS është në krye për gati një vit, dhe fotografia mbetet e zymtë. Nuk ka asgjë, të cilës mund t'i referohemi si një kontribut pozitiv në mbarëvajtjen e klubit”.

Fokusi u zhvendos shpejt te çmimi i biletave, i cili ishte në disproporcion me cilësinë e lojës së treguar nga skuadra: "Performanca në fushë është përkeqësuar, kështu që pse të mos ulim çmimet e biletave? Na ofroni diçka për të ngritur humorin tonë.

Si mundet ne të justifikohemi moralisht dhe t'u kërkojmë tifozëve të Manchester United që të shpenzojnë më shumë, për një paraqitje kaq zhgënjyese. Skuadra nuk është simpatike dhe nuk bën asgjë për të rifituar dashurinë e tifozëve?

Të kesh në krye Sir Jim Ratcliffe, një mbështetës i supozuar i Manchester United, që nga lindja nga zona e Mançesterit, që ka vendosur të rrisë çmimet, flet shumë për përbuzjen e tij ndaj tifozëve. Është dëshpëruese.

Të shpenzosh 66 £ për një biletë të vetme është absolutisht absurde. Kur merr parasysh kontekstin socio-ekonomik të Mançesterit, ku shumë zona janë duke luftuar, është tronditëse.

Sjellja e një fëmije në stadium mund të kushtojë 120 £, po sjellja e të gjithë familjes? Këto janë shuma të tepruara prej 300-400 £. Kjo situatë është thjesht e padrejtë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll