Sport

Më shumë se një vit pas dëmtimit të rëndë, David Alaba rikthehet në skuadër dhe ushëton me Real Madridin drejt Arabisë…

Pas më shumë se një viti mungesë, për shkak të një këputjeje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e majtë në dhjetor 2023, David Alaba kthehet në skuadrën e Real Madridit për Superkupën e Spanjës.

7 Janar 2025, 16:36 Nga DOSJA

Më shumë se një vit pas dëmtimit të rëndë,

SPANJE - Real Madrid zbuloi këtë të martë grupin e thirrur nga Carlo Ancelotti për t'u përballur me Mallorca të enjten në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës (20:00).

Në skuadër është kthyer David Alaba, më shumë se një vit pasi pësoi një këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e tij të majtë në dhjetor 2023.

E përditshmja spanjole Marca, megjithatë specifikon se austriaku (32 vjeç, 105 ndeshje, 15 gola) nuk mundet të shkelë në fushë gjatë një ndeshjeje kaq të vështirë.

Objektivi është t'i ofrohet Alabas disa minuta gjatë përballjes me Las Palmas, më 19 janar, për rifillimin e La Ligës. Ja lista e lojtarëve të thirrur nga trajneri Carlo Ancelotti për ndeshjet e Superkupës së Spanjës:

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll