Sport

Në fundjavë rikthehet Superiorja me javën e 20-të, spikat klasikja Vllaznia-Tirana...

Kampionati i Superiore rikthehet të premten, më 10 janar, me ndeshjet e javës së 20-të.

7 Janar 2025, 16:48 Nga DOSJA

Në fundjavë rikthehet Superiorja me javën e 20-të, spikat

TIRANE - Pushimet e festave të fundvitit kanë mbaruar. Kampionati i 86-të kombëtar i Superiores, rinis rrugëtimin e tij.

Egnatia - Laçi dhe Bylis - Dinamo City janë dy ndeshjet e para të kësaj jave, të cilat do të luhen në orën 13:30. Dita e premte do të kulmojë me sfidën klasike të futbollit shqiptar, Vllaznia – Tirana, që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”, në orën 17:00.

Java e 20-të e Superiores do të mbyllet të shtunën me dy ndeshjet e fundit: Partizani - Skënderbeu dhe AF Elbasani - Teuta, të dyja në orën 17:00. Të kuqtë presin në “Arenën e Demave” Skënderbeun, ndërsa në “Elbasan Arena” të zotët e shtëpisë përballen me “Djemtë e Detit”.

Ja kalendari i ndeshjeve të javës së 20-të të Superiores:

Në fundjavë rikthehet Superiorja me javën e 20-të, spikat

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll