Sport

Ibra në dhomë me lojtarët: “Te kthehemi tani në Itali dhe të ruajmë këtë mentalitet”

Llogaritë sociale të klubit kuqezi kanë publikuar një video me fjalët e suedezit pas triumfit të rikthimit ndaj Interit: "Në fillim të sezonit ju thashë se gjithçka është në kokë. Sot e vërtetuat". Mbërrin edhe mesazhi i Cardinales

7 Janar 2025, 12:17 Nga DOSJA

Ibra në dhomë me lojtarët: “Te kthehemi tani në Itali

ARABIA SAUDITE - Pas fitores së çmendur kundër Interit që i dha  Milanit Superkupën e tetë të Italisë në historinë e tij, Zlatan Ibrahimovic, këshilltari i lartë i RedBird për kuqezinjtë, mbajti një fjalim para lojtarëve në dhomat e zhveshjes së stadiumit të Universitetit King Saud të Riadit dhe klubi publikoi videon në kanalet e tij sociale.

Fjalët e Ibras…

"Ne kemi arritur një nga objektivat tona. Ajo që ne kërkonim është një reagim: ky (duke treguar trofeun) është reagimi ynë. Para se të flas, dua të përgëzoj trajnerin dhe stafin e tij: në pak ju ka bërë një punë shumë të mirë për ditët e fundit (fillojnë duartrokitjet, mirë që kishe ethe, Sergio, përndryshe do kishe thyer më shumë se një televizor...)

Urime edhe për lojtarët (fillojnë duartrokitjet) për djersën, sakrificat dhe dëshirën e madhe për të fituar. Kur një skuadër ka këtë dëshirë për të fituar është e vështirë ta mposhtësh, është e vështirë djema... Kur e nisëm kampionatin, ju thashë se gjithçka varet nga ne, sepse gjithçka varet nga koka.

Sot e keni demonstruar këtë, tani le të kthehemi në Itali, le të rikuperojmë pikët që të jemi aty ku duhet. Djema, ky është Milani, ne luajmë për këto trofe: kushdo që dëshiron të hyjë në historinë e Milanit duhet t'i fitojë këto kupa. Djema, në tre: ec përpara Milan! Një, dy, tre: ec përpara Milan!". 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by AC Milan (@acmilan)

Mesazhi i Cardinales…

Pas trofeut të parë të epokës RedBird, Gerry Cardinale, i cili nuk ishte i pranishëm dje në Riad, i dërgoi një mesazh ekipit përmes këshilltarit të tij Ibrahimovic, siç raportohet nga Il Corriere della Sera: "Urime për këtë rezultat të jashtëzakonshëm. Kupa dhe ta arrish atë në një derbi ishte e veçantë dhe diçka për të cilën duhet të jesh thellësisht krenar.

Sezoni i deritanishëm ka qenë sfidues, por shijoje këtë moment dhe me këtë shtytje kthehu në Itali për të marrë vendin që meriton te Milani në krye të Serisë A. Ju përqafoj të gjithëve dhe jam me ju në çdo moment”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll