Sport

Modric ishte 'hyjnor', Ancelotti i emocionon të gjithë: "Është një dhuratë për ne, aq më tepër për ata që mund ta shijojnë atë"

Mesfushori kroat Luka Modric, përveç lojës së shkëlqyer, ishte edhe autor i një goli…

7 Janar 2025, 08:30 Nga DOSJA

Modric ishte 'hyjnor', Ancelotti i emocionon të gjithë:

SPANJE - “Topi i Artë” në vitin 2018 dhe gurthemeli i Real Madridit për më shumë se 12 vjet që kur u largua nga Tottenham në gusht të vitit 2012, Luka Modric nuk pushon kurrë së mahnituri, aq më pak që i bën të gjithë tifozët të fërkojnë sytë.

Mesfushori kroat që ka bërë 561 ndeshje për Merenges, me 40 gola dhe 90 asistime, dhe këtë mbrëmje ndaj Minerës për Kupën e Mbretit, “profesori” dha gjithçka që kishte.

Një paraqitje madhështore, e kryesuar edhe nga goli i shënuar në minutën e 55-të, për të cilin trajneri, Carlo Ancelotti, mori një moment për të lavdëruar Modricin me një fjalim për të prekur zemrat e të pranishmëve në sallën e shtypit pas fitores:

“Është një dhuratë për futbollin dhe aq më tepër për ata që mund ta shijojnë atë nga afër, pra është një shembull shumë, shumë i rëndësishëm për të rinjtë tanë”.

Kujtojmë që për Kupën e Mbretit, ndeshja Minera - Real Madrid përfundoi me rezultatin e thellë 0-5 për skuadrën e Carlo Ancelottit. Valverde 5', Camavinga 13', Modrić 55', dhe Güler dopiedë në 28' dhe 88', ishin shënuesit e golave.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll