Sport

Lopetegui, shkarkimi mbyllet: West Ham ka folur me Potterin, po s'ka marrëveshje!

Trajneri spanjol Lopetegui, sipas transmetuesit satelitor, do të shkarkohet kur drejtuesit anglezë të arrijnë një marrëveshjeje në parim me zëvendësuesin e preferuar, i cili aktualisht është ish-trajneri i Chelseat, Potter.

7 Janar 2025, 09:00 Nga DOSJA

Lopetegui, shkarkimi mbyllet: West Ham ka folur me Potterin, po s'ka

ANGLI - Këtë herë ato nuk duken thjesht si thashetheme në treg. Sipas asaj që u zbulua nga Sky Sports UK, West Ham ka zhvilluar bisedime me Graham Potter për punën e trajnerit, nëse Juren Lopetegui largohet nga klubi anglez.

Trajneri 58-vjeçar spanjol aktualisht mbetet i ulur në stol, por drejtuesit e ‘Hammers’ kanë diskutuar të ardhmen e tij, veçanërisht pas rezultateve të fundit të arritura nga skuadra: 8 pikë në 8 ndeshjet e fundit. Në vendin e 14-të në tabelën e Premierligës, vetëm 7 pikë larg zonës së rënies.

Por ka edhe më shumë: Lopetegui, sipas transmetuesit satelitor, do të shkarkohet kur drejtuesit anglezë të arrijnë një marrëveshjeje në parim me zëvendësuesin e preferuar, i cili aktualisht është ish-trajneri i Chelseat, Potter.

Aktualisht nuk ka asnjë marrëveshje me trajnerin 49-vjeçar apo ndonjë trajner tjetër të interesuar, por Everton gjithashtu i ka sytë te Potter, nëse vendos të zëvendësojë Sean Dyche. Thashetheme të nxehta që me siguri do të gjejnë vazhdimësi dhe evolucion në këto ditë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll