Sport

John Textor, afër shitjes së aksioneve të Crystal Palace një grupi amerikano-saudit

Sipas informacioneve të “The Athletic”, një grup amerikano-saudit ka nënshkruar një marrëveshje ekskluziviteti për të blerë Crystal Palace, në pronësi të John Textor.

7 Janar 2025, 10:00 Nga DOSJA

John Textor, afër shitjes së aksioneve të Crystal Palace një

ANGLI - Eagle Football Holdings (Crystal Palace) së shpejti mund të rimbushë arkat e saj.

Këtë të hënë, The Athletic zbuloi se një grup i mbështetur nga investitorë nga Arabia Saudite dhe Shtetet e Bashkuara nënshkruan një marrëveshje ekskluziviteti për të blerë aksionet e zotëruara nga John Textor, president njëherësh edhe i klubit të Lyonit.

Oferta, e vlerësuar në 178 milionë euro, do t'i lejonte ata të fitonin 45% të aksioneve që amerikani zotëron në klubin e Premierligës, Crystal Palace. Nëse propozimi plotëson kushtet e marrëveshjes së ekskluzivitetit, ai do të jetë subjekt i miratimit nga Premier League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll